Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit. Raportohet se Apeli i GJKKO ka dënuar grabitësit si vijon: Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg.
Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Bëhet fjalë për dy grabitje blindash në Rinas dhe një bankë të nivelit të dytë të ish-stacioni i Trenit.