Informacione të reja janë zbuluar nga grabitja e filialit të BKT-së ditën e djeshme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Raportohet se autorët e maskuar vodhën një shumë prej 400 mijë lekësh, 1 mijë dollarë dhe 1 mijë euro.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (e hënë) rreth orës 14:00. Disa persona të paidentifikuar, u futën në filialin e BKT-së në Koplik të maskuar.
Nën kërcënimin e armës, ata vodhën shumën e parave e më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen”.
Policia e Malësisë së Madhe njoftoi se autorët më pas e dogjën automjetin në dalje të qytetit. E si të mos mjaftonte kjo, ata kanë terrorizuar dhe një qytetar, të cilit i kanë vjedhur makinën Benz me të cilën janë larguar.