Televizioni ‘Zjarr Tv’ ka denoncuar sot grabitjen e zyrave në Tiranë.
Në një video të publikuar nga vetë televizioni duken dy të rinj që në orët e para të ditës së sotme kanë thyer derën e televizionit dhe kanë hyrë brenda.
“Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend. Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”, Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias”, shkruan Basha./panorama/