Mbase jo shumekush e di, por ai eshte “komandanti” ne Partine Socialiste. Te pakten qe nga koha kur ne drejtim te saj erdhi Edi Rama, Gramoz Ruci therritet me kete nofke brenda socialisteve. Me largimin e te vjeterve si Islami apo Dokle, absolutisht eshte me i vjetri ne rradhet e PS-se si lider. Gramoz Ruci ka qene lider brenda partise edhe kur ajo drejtohej nga Nano, por me ardhjen e Rames pesha e tij u rrit ndjeshem. Ai ka qene ne krye te te gjitha strukturave me te rendesishme te perhershme apo te perkoheshme te PS-se, sidomos lidhur me organizimin apo ruajtjen e “unitetit” ne mes “te vjeterve” qe datojne para 1990 dhe atyre qe erdhen me pa e konsiderohen “te rinj”, edhe nese e kane nisur karrieren politike pas 1991 kur PPSH ndryshoi emrin ne PSSH.
I diplomuar si mesues biologji- kimie, “hopi” i karrieres se tij ishte viti 1991, kur u emerua minister i brendshem ne kabinetin Nano. Pavaresisht se per nje kohe te shkurter, mesa duket ky post i sherbeu per te forcuar pozitat brenda PS-se. Qe nga 1992, ka qene gjithmone numri 2 i saj dhe asnjehere nuk ka pranuar as moste ministrore dhe as ato ne legjislativ. Mirepo, eshte hera e pare qe mesa duket, Ruci ka pranuar te ngjitet ne podin e dyte me te larte te shtetit shqiptar si kryetar Kuvendi, i mbeshtetur fuqishem nga Edi Rama.
Aktualisht, Gramoz Ruci eshte 66- vjecar, nje moshe kur aftesite politike rriten deri ne zenithin e tyre. Por a eshte ky post per Gramoz Rucin edhe mbyllja e karrieres se tij politike ne PS? Sipas gjasave, pergjigja eshte pozitive. Pas 4 viteve, Ruci do te jete nje burre 70- vjecar, mjaft i mbajtur por me nje karriere 30- vjecare, ne nivelin me te larte ne PS, mbi shpatullat e tij. Eshte e natyrshme qe ai te mendoje edhe terheqjen “me nder” nga politika, madje nga maja e piramides shteterore. Shembulli me i mire per tu ndjekur, ndoshta ai i Servet Pellumbit para disa viteve. Nuk perjashtohet qe kjo “gjetje” per Rucin, te jete nje menyre per largimin e tij si i fundmi perfaqesues i “kastes se vjeter” ne PS. Fuqizimi total i krahut te Rames ne PS me largimin e Rucit, krijon nje vakuum jo te vogel brenda partise. Ruci vec te tjerave, ishte “komandant” edhe ne emer te unitetit te njerezve jo vetem para dhe pas 1990- PPSH- PSSH, por edhe i brezave moshore. A mund te jete Taulant Balla, personi i dizenjuar nga Rama ai pasues i Rucit ne PS? Duket e pamundur, fillimisht per shkak te statures se ndryshme me Rucin. Pavaresisht se Rama nga 2013 e ka perdorur Ballen si ndermjetes ne mes tij dhe te gjithe deputeteve e te tjereve me te, deputeti i Librazhdit nuk ka treguar shume tipare lideri. Nga ana tjeter, ne politike luan nje rol shume te madh karakteri, imponimi permes tij edhe tek koleget e kundershtaret politike. Deri tani, as kete cilesi duket se Balla nuk e ka demostruar. Simbol uniteti ne mes brezave, Balla e ka shume te veshtire te jete. Sipas gjasave, edhe per vete Ballen ky 4-vjecar si kryetar grupi, eshte nje prove qe duhet te kaloje perballe Rames. Nese nuk e kalon, PS-ja krijon nje problem jo te vogel organizativ ose…Gramozi mund te rikthehet si numri 2! Por vetem po ta shohe se “krijesa” e tij- PS-ja e pas 2005-es, ka nevoje jetike per te. /ShkodraWeb/