Një tërmet i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter tronditi ishullin grek Karpathos, të martën në mëngjes. Sipas mediave greke raportet që thonë se lëkundja sizmike është ndjerë deri në Egjipt dhe Izrael.
Lëkundjet u ndjenë në 8:32 të mëngjesit rreth 141 kilometra në juglindje të ishullit, në një thellësi prej 44 kilometrash, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës të Observatorit Kombëtar. Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Duke folur për kanalin Skai, profesori i gjeologjisë dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore në Universitetin e Athinës, Efthymios Lekkas, tha se dridhja konfirmon aktivizimin më të gjerë sizmik në rajon.
“Për shkak se është një tërmet i thellë, është më e lehtë ta ndiejmë atë në një zonë më të gjerë dhe nuk pritet cunam ose tronditje të tjera të forta,” shtoi ai.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Mesdheun lindor. Reuters raportoi se tërmeti tronditi Kajron dhe qytete të tjera në Egjipt, ndërsa The Jerusalem Post tha se ishte ndjerë në të gjithë Izraelin.