Greqia është goditur nga një tjetër tërmet dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz. Tërmeti me madhësi 4.6 i shkallës Rihter, raporton Qendra Evropiane e Sizmologjisë e kishte epiqendrën 37 kilometra në jug të qytetit të Irakleion dhe 5 kilometra në juglindje të qytetit të Asimion në një thellësi prej 10 km kilometrash.
Lëkundje të dobëta janë ndjerë edhe në Krini që ndodhet 3 km nga epiqendra, Naupacte 28 km larg dhe Amaliada, 68 km larg.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se nga tërmeti nuk ka dëme të konsiderueshme.