Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot ishullin e Kretës në Greqi. Mediat helene raportojnë se lëkundjet u regjistruan rreth orës 12:24 në juglindje të Kretës.
Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi në një zonë detare 30 km në jug-juglindje të Zakros, ndërsa thellësia fokale ishte 10 kilometra.