Një tërmet i fortë, 5.2 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik të vendit, tërmeti ndodhi 70 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 km.
Sipas faqes së internetit Volcano Discovery, tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 km.
Bazuar në të dhënat paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të ketë shkaktuar ndonjë dëm të konsiderueshëm.
Por nuk ja mjaftuar me kaq. Ishulli është tronditur sërish nga një termet tjetër, këtë herë me magnitudë më të ulët, 3.9 ballë Rihter.