Greqia është tronditur para pak minutave nga një termet i fortë. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundja ka qenë e shkallës 4.3 sipas Rihter.
Sipas informacioneve të para, lëkundja e termetit është ndjerë 21 km në Përendim të Larisës dhe 11 km në Veriperendim të Tyrnavos.
Thellësia e lëkundjes ishte 8 km nga sipërfaqja e tokës. Për momentin nuk ka informacione për dëme as njerëzore dhe as metariale.
Termeti është ndjerë rreth orës 09.36 sipas orës së Shqipërisë.