Një tërmet i fuqishëm 5.0 shkallë Rihter ka tronditur Greqinë të dielën rreth orës 10:40 me kohë lokale. Tërmeti ka ndodhur rreth 18 kilometra në juglindje Palaiochora në rajonin e Chanias.
Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 10 kilometra në thellësi. Tërmeti është ndierë në Palaichora, Suga dhe Sfakia. Për fat të mirë deri tani nuk raportohet për dëme materiale.
Më herët të dielën është regjistruar një tërmet tjetër në zonën e njëjtë, me shkallë 3.4 ballë Rihter. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme, si kanione apo shkëmbinj.