Një tërmet i fuqishëm 4.9 Rihter është regjistruar në Evia të Greqisë dhe është ndjerë në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është matur në 10 km ndërsa epiqendra është 7 km në lindje të Psachni Evia.
Sipas mediave greke, deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.