Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin grek të Kretës
Sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ishte 15 km larg fshatit Pyrgos, në një thellësi 68 km në det.
Për momentin, nuk raportohen persona të lënduar apo dëme, ndërkohë që pak ditë më parë Kreta u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 Rihter.
Vlen të theksohet se fqinji ynë jugor, prej shumë javësh përballet me lëkundje termeti, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk flitet për dëme njerëzore.