Shkruan në Facebook Ervin Gjini, ish- drejtor i Monumenteve të Kulturës në Shkodër: Sot pasdite, u shokova kur pashë, në mes të pedonales të hapur një gropë e te shenuar një tjeter për hapje dhe asnjë lajmërim apo tabelë për punime të autorizuara.
Mësova se dikush paska menduar të vendosë pemë. Nese kjo është e vertetë ai që e ka menduar, ta kthejë mbrapsht dhe të konsultohet me vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe obsevarcionet e Institutit të Monumenteve kur u bë restaurimi.
E para nëntoka e pedonales është e mbushur me një rrjet kanalizimesh dhe tubash dhe e dyta më e rëndësishmja është se fasadat duhet të shihen dhe jo fshihen nga pemët.
Askush nuk duhet të mendojë të bëjë si të dojë, pa konsultim publik dhe me ekspertët e vertetë e në fund të marrë miratimin nga institucionet përkatëse.
I bëj thirrje DRTK Shkodër dhe Bashkisë të ndalojë me shpejtësi këtë ndërhyrje dhe nëse ekziston dëshira për përmirësimin e kësaj zone ta rikthejnë në gjendjen e mëparshme, ashtu siç u bë nga profesionistët më të mirë të monumenteve.