Një grua 29- vjeçare është dërguar e vdekur në spital nga familjarët e saj. Lajmi është bërë publik nga policia, e cila jep detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. “Më datë 18.04.2018, në spital, në Tropojë është sjellë e vdekur nga familjarët, shtetasja A.S, vjeç 29, banuese në lagjen “Dardania”, në qytetin e “Bajram Currit”. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u kaluan në Prokurori pranë Gjykatës Shkallës Parë Tropojë, për vdekje natyrale.”, thuhet ne komunikatën zyrtare të policisë për rastin e rëndë.