E ardhur prej dy ditësh nga Italia, një grua nga Lushnje izolohet në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me virusin koronavirusin. Konfirmohet se gruaja ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.
Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.