Të dashur miq,
Gjatë këtyre ditëve jam prezantuar përpara strukturave të PD-së, M.Madhe si kandidat për deputet! Ndihem shumë i vlerësuar që pas propozimeve të anëtarësisë dhe votimit të tyre, kryesia e PDSH-së dhe Z.Lulzim Basha më kanë besuar kandidimin në listën e Qarkut Shkodër të Partisë Demokratike nën numrin 10.
Bashkë me ju, do të japim një frymë dhe alternativë të re, duke përçuar mesazhin e ndryshimit si pjesë e skuadrës fituese të Partisë Demokratike.
Ndihem me përgjegjësi dhe i obliguar që të mbështes dhe t’u jap një zë të fortë të rejave dhe të rinjve, që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, si dhe të kontribuojnë për të ardhmen e tyre këtu, në Shkodrën tonë, në Shqipërinë tonë!
Guri i rëndë, peshon në vend të vet!
Ne duhet të luftojmë për këtë vend, ne duhet të vendosim për të ardhmen tonë, duke filluar që nga votimi, pjesëmarrja në politikë e nesër në vendimmarrje!
Unë jam si ju, i juaji dhe dua të jem zëri juaj! /Publikuar në Facebook nga Aldo GEGA, kandidat i PD- së për Qarkun Shkodër/