Banorët e fshatrave Domen dhe Rasek të njësisë administrative Postribë i janë rikthyer protesave.
Ata kundërshtojnë lejen minerare të shfrytëzimit të mineralit gëlqeror që ndodhet në këto fshatra.Përveç dëmeve në banesa dhe kullota, ato thonë se përballen edhe me ndotjen e ujit të pijshëm, ku për shkak të ndërhyrjeve të firmës që po gërryen malin, e kanë të pamundur të konsumojnë këtë ujë. Banorët i drejtohen me një apel edhe bashkisë.
Për të tilla ndërhyrje që po kryhen në këtë zonë banorët e këtyre fshatrave kanë protestuar disa herë, e madje me vendim të këshillit bashkiak, u ndryshua zona e shfrytëzimit, por sërish sipas këtyre familjeve demi është i njëjtë.
Më herët Bashkia Shkoder zyrtarisht pati deklaruar se heq dorë nga çdo përgjegjesi, pasi ministria e mjedisit dhe ajo e energjitikës nuk e kanë pyetur për lejen që kanë dhënë, ndonëse territori është i saj.