Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka sfiduar deputetët e opozitës të cilët deklaruan se rritja e pagës së tyre është e pajustifikueshme dhe tepër e lartë. Ai tha se rritja është bërë në bazë të një piramide, teksa tha se nëse duan, të vendosin që rroga e tyre të jetë rroga minimale.
“Është hipokrizi për ë vënë duart në kokë për çfarë dëgjova më parë, sepse niveli i pagave nuk përcaktohen sipas qejfit por me logjikë të ekspertëve. Ka një piramidë pagash. Kur flas, flas gjëra që i mësoj shumë mirë për fushën që unë nuk di, që do të thotë që nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe të vendosësh Presidentin me më pak pagë sesa e një mësuesi.
Kemi bërë ne një lajthitje me vetëdije, madje e kemi tepruar me sistemin e drejtësie, por ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Është lajthitje se nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti. Mund ta kenë punën me më shumë stres, por nuk mund ta kenë pagën më të lartë.
Lërini jetimoret, nëse doni hajde vendosni pagën minimale për deputetët, hajdeni! Nëse doni t’i shkojmë deri në fund logjikë se të gjithë janë në hallë më të mëdha se ju, hajde vendosim. Unë mendoj se nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur ata që na ndjekin”, tha Rama.
Më tej tha se ai do ta votojë kundër këtë projektligj.
“Ne një gjë jam kundër, se votoj këtë pikë. Bëni ça duhet të bëni. Paga duhet të vendoset sot dhe duhet të bëhet rritja e pagës deri te më i fundit Nëse mesunëve dhe mjekëve ju themi se do të merrni sot këtë rritje dhe rriten tjetër do e merrni në harkun e vitit dhe paga juaj do të jetë plotë, atëherë për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi dhe të vijë në llogari të gjithsecilit kur të ketë bërë për të gjithë. Se pjesa tjetër është e pamoralshme. Kush merr më shumë, duhet të bëjë më shumë. Ky është principi unë”, tha ai.