Skandali i Federatës vijon duke mos më rregjistruar në Kupën e Botës në Tailandë për kualfikimin në Lojrat Olimpike të Parisit. Në peshën që kisha kërkuar që në janar disa herë me sms. Edhe në këtë moment nuk figuroj i rregjistruar!!!!
Me siguri nuk ka dashur që unë të shkoj. Debati nisi për këtë. Si duket unë që çoj Flamurin, sjell medalje, duhet të rri në shtëpi!! Sepse Presidenti duhet të marri familjarët për turizëm në vende të bukura si Tailanda, Kuba, Arabia, për turizëm. Me lekët e Federatës e shtetit, taksapaguesve.
Përsa i përket deklaratës që ka bër i ka të gjitha gënjeshtra se kur gënjen shumë, fillon i beson edhe vetë. Kush e njeh e di, s’ ka person që ka taku e të mos ta ket genjy nja 5 herë minimumi… /Nga Erkand QERIMAJ, publikuar në Facebook/
LEXONI EDHE: “Pretendime qesharake”, pas akuzave të Erkand Qerimaj, reagon Federata e Peshëngritjes: Takohemi në gjykatë