Shkruan në Facebook ish- sekretari i PS- së Alfred PEZA: “Seç i ngjitet malit përpjetë, çetë e vogël me katër vetë!” Pas shumë vitesh, LSI nuk do të ketë në Kuvend, grupin e saj parlamentar.
As shqiptarët nuk i votuan më 25 prill dhe as Lulzim Basha nuk u dha borxh, deputetët që u duheshin për këtë. Ky është hapi i fundit drejt humnerës politike, që po e çon partinë e Ilir Metës, drejt “shkrirjes” së sigurtë.