Presidenti Ilir Meta ka vijuar me përforcimin e pozicionit të tij për hapjen e listave të deputetëve. I angazhuar tanimë prej ditësh për këtë çeshtje, Meta ka vijuar edhe sot duke përdorut edhe sloganin “Hapni listat ose largohuni”, e cila ngjason shumë me atë të para disa viteve në politikën shqiptare “Hap kutitë ose largohu”.
PUBLIKIMI I PRESIDENTIT META NË FACEBOOK
Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!