Ne opinionin sportiv shkodran ka patur shume diskutime nese sulmuesit boshnjak Haris Dilaver i duhej ofruar rinovimi i kontrates edhe per sezonin e ardhshem apo jo.
Me 16 gola te shenuar ne sezonin e kaluar (kupe dhe kampionat), ai ka qene golashenuesi i dyte me i mire i ekipit, megjithate disa prej tifozeve kane pritur me teper prej tij.
Kontrata e sulmuesit 31 vjeçar me Vllaznine perfundon menjehere pas aventures se saj ne Kupat e Europes dhe ende nuk ka asnje informacion nese do t’i ofrohet rinovim apo jo.
Fakt eshte qe ne keto ndeshjet e fundit ai ka perfunduar ne stol pasi trajneri Brdariç po preferon nje skeme tjeter ne vijen e pare, skeme me te cilen ai eshte jashte.
Megjithate Dilaver eshte treguar vertete profesionist, sepse kur i eshte kerkuar te futet ne fushe e ka bere kete me shume deshire dhe eshte perpjekur te jape me te miren e tij.
Gjasat jane qe pas aventures europiane, rruga e tij dhe e Vllaznise te ndahen sepse shkodranet nuk e kane luksin te mbajne nje lojtar te tille ne stol. /ShkodraSport/