Prej ditësh mediat e huaja janë duke diskutuar për shëndetin e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan. Shkak e diskutimit janë bërë disa paraqitje të fundit të Erdogan në aktivitete e tij ku shfaqet i dobët fizikisht, i lodhur dhe shpesh kërkon ndihmë të personit pranë për të ngjitur edhe shkallët. Sipas “Foreign Policy” Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke.
“Ndonjëherë, ai dukej mjaft i lodhur. Gjithashtu thuhet se ai shpesh harron, ka probleme me frymëmarrjen, konfuzionin, të vjella. Sipas të njëjtave tregime, presidenti ka shtuar numrin e mjekëve përreth tij, ka zvogëluar takimet me shtypin dhe po merr shumë ilaçe kundër dhimbjeve para ngjarjeve publike”, thuhet në shkrimin e “Foreign Policy”.
Sigurisht, këto thashetheme vijnë nga mediat jashtë Turqisë, ose persona kundërshtarë të tij, pasi nga rrethi i brendshëm i Erdogan nuk jep asnjë informacion, madje këto lajme i cilësojnë si llafe boshe.
Erdogan, 67 vjeç, ka në pushtet për më shumë se 18 vjet, dhe kandidimi i tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e 2023 në Turqi, po vihen gjithmonë në pikëpyetje nga gazetarët, aq sa ka edhe analiza se kush mund ta zërë vendin e tij.