17 persona të një familje në Bulqizë raportohen se janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza ku mes të helmuarve, 6 janë fëmijë. Mësohet se një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime. Mjekët kanë përcaktuar diagnozën helmim për 17 pacientët të ardhur edhe nga emigracioni. Shkak mendohet se janë trileçet e konsumuara nga një pastiçeri. /joq.al/