Rreth 40 fëmijë, nxënës në shkollën 9-vjeçare në njësinë administrative Gjegjan të bashkisë Pukë. Helmimi ka ndodhur gjatë orëve të mësimit dhe burime për opinion.al bëjnë me dije se shkak mund të ketë qenë hedhja e një dezinfektuesi pllakash që është përdorur për pastrimin e dyshemesë.
Policia nuk ka publikuar ende asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. Burime për opinion kanë bërë me dije se fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 ne spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende me dije.