Spanja arriti të fitonte ndeshjen e dytë në grupin B, pasi kishte marrë vetëm një barazim nga ndeshja e parë, 3-3 me Portugalinë. Ndaj Iranit, iberikëve i shërbeu një gol i Diego Kostës në minutën e 49-të, për të marrë 3 pikë me shumë vlera për kualifikimin.
E gjithë ndeshja pa spanjollët më kërkues, dhe Irani më së shumti u mbrojt, edhe pse kishte rastet e veta. Pas këtij takimi, Spanja numëron 4 pikë në grup, po aq sa edhe Portugalia. Ndërkohë, Irani mbetet në kuotën e 3 pikëve.