Shkruan në Facebook Ilir Beqaj, kandidat për deputet i PS- së Shkodër: I dashur Helidon, të falënderosh personelin mjekësor në kushtet që i është dashur të përballet prej një viti është minimumi i njërëzillëkut dhe mirënjohjes ndaj punës dhe përkushtimit të tyre.
Jeni pikërisht ju që me pandeminë keni bërë prej një viti politikë, duke ndjellë vdekje e fatkeqësi, sepse ju nuk e pranoni dot që ne betejën e kemi vetëm me kohën në interes të shëndetit publik dhe jo për fushatë.
Vaksinimin e nisëm dhe do ta vijojmë çdo ditë, jo në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit, por në interes të shëndetit të shqiptarëve.
Unë po të rrëfej që çdo ditë e sa herë të më jepet mundësia, nuk do rresht së falënderuari bluzat e bardha, heronjtë tanë në këtë kohë pandemie. Nëse falënderimi quhet presion, apo shfrytëzim të personelit shëndetësor për fushatë, atëherë do të duhet të dalësh sërish për të më “demaskuar”, sepse e kam për nder ta bëj.
LEXONI EDHE: “Ilir Beqaj po dhunon kodin zgjedhor”, Helidon Bushati denoncon koordinatorin e PS- së për Shkodrën