Ekzekutimi i Sokol Çelaj në fshatin Reç të Shkodrës vijon të jetë e pazbardhur, ndërsa policia dhe prokuroria e Shkodrës janë përqëndruar në një pistë të re që ka të bëjë me konfliktet për pronësinë
Viktima në muajin gusht 2021 kishte mbëritur nga Anglia në Shkodër, për shkak edhe të disa gëzimeve familjare.
Madje mbrëmjen e ngjarjes, Sokol Çelaj, kishte qenë në dasmë dhe teksa ishte duke u kthyer për të shkuar në banesën e tij, ai është ekzekutuar me 6 plumba nga një person ende i paidentifikuar deri në këto momente.
Pista ku tashmë është përqëndruar policia e Shkodrës, është ajo e pronësisë. Viktima prej disa kohësh ka pasur një konflikt me disa persona në zonën ku banon, për shkak të një sipërfaqe toke që lidhet me ndërtimin e shtëpisë së tij.
Kjo sipërfaqe toke ishte blerë nga Sokol Çelaj dhe mbi këtë tokë ai ka filluar të ndërtojë shtëpinë. Por kohë më vonë sipas burimeve policore, kjo sipërfaqe toke është pretenduar se i përket një personi tjetër, i cili e kishte fituar me dokumentacion gjyqësor.
Burimet shtojnë se pavarësisht se i është kërkuar disa herë Sokol Çelës, që të lironte tokën, ai nuk kishte pranuar pasi kërkonte lekët e sipërfaqes që kishte blerë dhe lekët e shtëpisë së ndërtuar. Ky konflikt për momentin besohet nga policia se mund të jetë bërë shkak për vrasjen e Sokol Çelës, shumë pranë banesës së tij.
Deri në këto momente nuk ka ende diçka zyrtare, por burimet policore thonë se pista e pronësisë po verifikohet me imtësi me shpresën e zbardhjes së kësaj ngjarje. Sokol Çelaj, personi që mbeti i vr..arë në orët e vona të natës në Shkodër, rezulton të ketë qenë për disa vite pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit.
Viktima disa vite më parë ka punuar si punonjës policie në Drejtorinë e Qarkut Shkodër. Në vitin 1990, teksa shërbente si polic, Sokol Çelaj është përfshirë në një ngjarje kri..minale, duke vrarë nga pakujdesia një mikun e tij në Shkodër. Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve, familjarët dhe policia e ka përjashtuar këtë situatë si shkak për të vrarë Sokol Çelaj.
Çelaj, prej disa vitesh jetonte në Angli, ku së fundi ishte kthyer në Shqipëri. Prezenca e tij në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kundërshtarët e tij, të cilët në orët e vona të mesnatës, e kanë organizuar atentatin duke e ekzekutuar me 6 plumba kallashnikovi.
Sokol Çelaj, është ekzekutuar në sy të gruas së tij, ndërsa vetë bashkëshortja fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plumb.