Arben Kraja, një nga speciet e kalçifikuara që as me 1990 nuk e kuptonte se regjimi të cilit i shërbente kishte marr fund, sot është shefi i SPAK. Sot ngjarja tingëllon groteske, po dikur ai dërgoi tim vëlla në Spaç për tentative arratisjeje.
Është histori interesante, lexim të këndshëm për ata që kanë dëshirën dhe durimin të lexojnë shkrimin në linkun me poshtë.
———————————————————
E tregoj per here te pare:
Nje polic qe kishte qene me sherbim ne Degen e Brendshme, nje njeri i mire nga Dajçi (Preng Z. te cilin kam rast ta pershendes nqs e lexon), te cilin e kisha pasur nxenes ne shkollen e mesme, del ne mengjes te autobusi qe na çonte ne shkolle dhe me thote se yt vella eshte demtuar ne koke gjate hetuesise ne biruce dhe jane duke e çuar ne spital.
U nisa bashke me te per ne spital dhe duhet te ishte vertet atje se ne koridorin e kirurgjise, para deres se nje dhome ndeshem ne nje polic me automatik qe bente roje, per fat i njohur i mikut e nxenesit tim. Ruante tim vella!
Imagjinoni çfare shteti idiot, imagjinoni çfare hetuesi kafshe, angazhonte police te armatosur me automatike me sherbim 24 oresh qe te ruanin ne spital nje djale te torturuar qe kishte tentuar te arratisej dhe ishte arrestuar ne…Tirane!
Nejse, jo te gjithe ishin ne nivelin e shtazerise se hetuesit tashme te famshem shef te SPAK-ut, rolin e te cilit do ta merrja mbas pak çastesh une!
Po, po, une,sepse polici roje hyri ne dhome dhe une i shoqeruar nga polici tjeter qe me pershperiti ne vesh ‘ben sikur je shefi’ hyme mbas pak. Une nuk e kuptova ne fakt se çfare donte te thoshte, as ja vura fort mendjen fjaleve te tij. Dy policet po rrezikonin shume ne shkembim te nje gjesti human.
Sa hyme ne dhome, polici roje merr drejtqendrim dhe me pershendet me ze te larte ‘mirdita shef’. Aty e kuptova qe duhej qe te semuret e tjere ne dhome (ishin disa) te mos kuptonin se isha i vellai, te dukesha si hetuesi, mbasi im vella ishte ne hetuesi e nuk lejohej kurrfar kontakti me te.
Ngaqe ne Shkoder nuk isha krejt i panjohur, dikush nga te semuret ne dhome sigurisht qe me njohu se kush isha, por me mirkuptim dinjitoz sollen koken ne anen tjeter dhe une u ula per pak minuta prane tim vellai…i cili ishte i lidhur me pranga ne kembe dhe duar tek hekurat e shtratit!
Nje pamje kjo me makaber se sa plaga qe ai kishte ne koke. Sme mbetet veçse ta uroj per detyren e re hetues Arben Krajen…
Histori
Hetuesi i diktaturës Kraja, akuzonte më 27 korrik 1990 dy të rinj nga Shkodra se kishin shkelur ‘normat e moralit komunist’ pse donin të arratiseshin nga Shqipëria
2 korriku i ’90 solli një dyndje të paparë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë. Regjimi pësoi një goditje të madhe në vend dhe një diskreditim të paparashikuar deri në atë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria u njoh edhe më shumë në sy të ndërkombëtarëve mbi atë që përfaqësonte. Gjendja në vend u duk më shumë çdo herë në ekranet më prestigjioze në botë ku tregoj një popull i vajtuar që kërkonte shpresën matanë kufijve.
Vetëm pak muaj më parë, regjimi kishte hequr nga kodi penal veprën penal të ‘tradhtisë ndaj atdheut’, duke e kategorizuar atë vetëm në ‘kalim të paligjshëm të kufirit’. Por Shqipëria është vend i çudira. Shqiptarët që shpresuar se erdhi ndryshimi, morën plumbat në kufi. Të tjerë u dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata që shpresuan në dhënien e pasaportave të reja, morën vetëm një zhgënjim të ri. Mirëpo 2 korriku ishte një kohë kur edhe hetuesi më i devotshëm do ta kishte të vështirë të formulonte akuza për kalim të paligjshëm të kufirit kur një masë prej 5 – 6 mijë shtetasve e kishin ‘konsumuar’ kolektivisht këtë ‘vepër penale’. Dy të rinj shkodranë, Beniamin Bizi dhe Arben Luçi, nisen nga Shkodra drejt Durrësit e më pas drejt Tiranës. Në Vorë të Tiranës i zë një patrullë policie, i arreston sikur Vora të ishte vijë kufitare. I dorëzon më pas në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. Kjo ia kalon çështjen për kompetencë Hetuesisë.
Edhe juristi më i thjeshtë ndoshta nuk do të guxonte të niste një çështje penale për një vepër penale të me materialin e nisur ‘kryesisht’ që duket që kjo shkollë hetuesish e prokurorësh të kohës së Enverit ia kanë marrë dorën. Dy të rinjtë punëtorë të arrestuar më 26 korrik 1990 në Vorë, njoftohen me aktakuzë një ditë më vonë për ‘veprën penale’. Njëri prej tyre nuk e pranon, ndërsa tjetri nën trysninë e përdorur e pranon dhe kërkon të mbyllet kjo çështje. Hetuesi i diktaturë për çështjen penale nr.310 harton edhe planin për hetimin e kësaj çështjeje të nisur ‘kryesisht’, duke përfshirë edhe pyetjen e familjarëve të personave, etj. E mjera Shqipëri me prokurorë e gjykatës të shkollës moskovito – enveriste që nisnin çështje sipas formulës ‘kryesisht’, të cilët i kanë ngelur si ‘dopio-gjashtë’ me parimet e partisë në kokë. E keqja nuk ndalet deri këtu se nisin akoma ‘kryesisht’. Dhe nuk ka si të mos të vijë keq kur ata që kanë firmosur dhe certifikuar ato që njihen si krime të diktaturës komuniste, të dënuara nga disa rezoluta në vendet e BE-së, në Shqipëri, apo në vende të tjera ku sundoi regjimi komunist.
Aktakuzë kundër të pandehurve, Arben Hiqmet Luçi, Beniamin Fahri Bizi
Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkuar me datën 26.07.1990 në qytetin e Tiranës për të hyrë në një ambasadë të huaj e për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.
Hetuesia e Rrethit Shkodër në datën 27.7.1990 ka filluar çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Arben Luçi dhe Beniamin Bizi, për veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar se:
Dy të pandehurit janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe kanë shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë të paformuar dhe me karakter të dobët, ata janë bërë pre e propagandës së armiqve të brendshëm e të jashtëm. Të ndikuar nga propaganda që bënte televizioni she stacionet e huaja të radios për shtetasit shqiptarë që u futën në ambasadat e huaja, në fillim të muajit korrik, ata të dy kanë vendosur që me datën 27.7.1990 të ishin në Tiranë dhe atje të futeshin në një ambasadë të huaj duke realizuar kështu qëllimin e tyre për të dalë jashtë shtetit në mënyrë të kundraligjshme. Dy të pandehurit takohen ndërmjet tyre me datën 25.7.1990 në darkë dhe e vendosin që të nesërmen me trenin e orës 14.00 që niset nga Shkodra të shkonin në Tiranë dhe të prisnin që me datë 27.7.1990 të futeshin gjatë ditës në ndonjë ambasadë.
Të nesërmen, pra me datë 26.7.1990 janë nisur për në Tiranë me trenin e orës 14.00. Nga shtëpitë e tyre janë larguar pa lënë adresë fare se ku do të shkonin. Pasi kanë arritur në Vorë kanë parë se kishte shumë policë që po kontrollonin personat e dyshimtë që ishin aty. Në këto kushte, i pandehuri Beniamin i ka thënë të pandehurit Arben që të ktheheshin për në Shkodër. Por ky i fundit i vendosur plotësisht për veprën që do të kryente, nuk ka dëgjuar dhe bile ka ndikuar fort tek i pandehuri tjetër për t’ia mbushur mendjen që të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur. Dhe kështu të dy të pandehurit zbresin nga treni në Vorë dhe nisen në këmbë, nëpër fusha për të hyrë fshehurazi në Tiranë. Por gjatë rrugës ata u kapën nga një patrullë policie dhe shoqërohen fillimisht për një rajon policie në Tiranë dhe pastaj sillen në Shkodër dhe ndalohen. I pandehuri Beniamin e pranon plotësisht akuzën që i bëhet dhe paraqitet shumë i penduar për veprën që ka kryer.
Ndërsa i pandehuri Arbeni mban qëndrim shumë negative gjatë zhvillimit të hetimeve dhe nuk pranon fare që të jetë nisur për të hyrë në ambasadë. Në këto kushte, dy të pandehurit kanë konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, nëpërmjet hyrjes në ambasadë të huaj. Vepra e kryer nga të pandehurit paraqet rrezik të theksuar shoqërore. Po kështu, rrezikshmëri të theksuar shoqërore paraqet edhe i pandehuri Arben Luçi, i cili nuk pranon fare akuzën dhe mban një qëndrim shumë negative gjatë hetimit të çështjes.
Duke i konsideruar hetimet e plota dhe akuzën të vërtetuar në bazë të nenit 105 të K. Pr. Penale, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:
1-Beniamin Bizi, i biri i Fahriut dhe i Ylfetes, i datëlindjes 1964, lindur dhe banues në Shkodër, me kombësi dhe shtetësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtore me arsim 8 klasë, i pamartuar, i padënuar, pa imunitet, i arrestuar.
2-Arben Luçi i biri i Hiqmetit dhe i Liries, i datëlindjes 1962 lindur dhe banues në Shkodër, me arsim të mesëm, i paorganizuar, pa imunitet, i padënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me origjinë nëpunës dhe gjendje shoqërore punëtore, i pamartuar, i arrestuar.
Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.
Akt akuza së bashku me materialet e tjera të dosjes hetimore i kalon për gjykim Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Kjo akt akuzë u përpilua sot më datë 4.8. 1990 nga unë hetuesi Arben Kraja. /Nga Roland LUÇI, publikuar në Facebook/