Nje mjet i parkuar eshte hedhur ne ere gjate nates se mbremshme në Vlorë. Policia rajonale ne nje informacion paraprak ben me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaninë, ku është konstatuar se gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, me targe VL 4466 B targa, në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj.
Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.