Kupa e Shqipërisë ka njohur katër çiftet për fazën çerekfinale. Ndeshjet do të zhvillohet të gjitha më 17 mars dhe do të jetë ndeshje me eliminim direk dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Korabi dhe Dinamo janë dy ekipet e vetme që vijnë nga Kategoria e Parë ndërsa gjashtë ekipet e tjera janë pjesë e Superligës.
Ky sezon i Kupës së Shqipërisë pritet të ketë një ndikim jo të vogël edhe për pjesën e mbetur të Superligës pasi ekipet pjesëmarrëse do të përpiqen ti shkojnë deri në fund për të siguruar një trofe, por mbi të gjitha për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës. Skuadra si Kukësi, që janë jashtë garën për titull për momentin, e kanë kthyer në prioritet kryesorë këtë trofe. Goglat e hedhura në stadiumin e “Air Albania” prodhuan këto çifte:
LAÇI-PARTIZANI
VLLAZNIA-KORABI
TEUTA-KUKËSI
DINAMO-SKËNDERBEU