Sot u hodh në KQZ shorti për përcaktimin e relatorëve për dy kërkesat ankimore si me poshtë vijon:
1. Kërkesë për vendosje sanksion administrativ ndaj znj. Eriselda Sefa, kandidate për kryetare bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnje në vlerën 100 000 (njëqind mije) lekë.
2. Kërkesë për vendosje sanksion administrativ ndaj znj. Edona Tafa, Drejtor dhe Mjek në Qendrën Shëndetësore Rrethina, ambulanca Dobraç në vlerën 3.000 (tre mijë) lekë dhe znj. Majlinda Angoni, kandidat për kryetar në Bashkinë Shkodër, propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
Rezultatet e shortit përcaktuan për kërkesën nr. 2 të KSHZ, relator është z. Koli Bele dhe relator i kërkesës nr. 3 është z. Ledio Braho.
Seanca paraprake do të zhvillohet ditën e mërkurë. /Njoftim për mediat i KQZ- së/