Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 10.01.2021, ora16.00
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m. (Kuota max 6.30 m)
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 8.47 m. (Kuota max 8.70 m)
• Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha
1. Tokë e pakultivuar 503 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë dekorative 50 Ha
5.Pemtore 4 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 200 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
• Grurë 20 Ha
• Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 255 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
• Bimë dekorative 50 Ha
• Grurë 35 Ha
2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri i Zi
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
• Tokë e pakultivuar 5 Ha
• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A. Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN.