Mes peripecive per te kaluar ilegalisht, 21 emigrantë shqiptarë hipen dhe u fshehen ne një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar panik tek anetaret e ekuipazhit, qe u alarmuan nga zbulimi qe bene. Keshtu raporton “The Sun”, teksa shkruan se behet fjale per 19 burra dhe 2 fëmijë, te gjithe shqiptaret, qe i frikesoheshin kontrollit, nderkohe qe ishin ne kerkim te ushqimit dhe cigareve.
“The Sun”, shkruan se emigrantët u fshehën në anije, pak para se anija te nisej nga Bilbao, ne Spanjën veriore. Ekuipazhi, prej 10 anetaresh kerkoi ndihme, pasi i zbuloi, duke njoftuar permes radios. Sipas asaj qe raporton media e huaj, anija u nis të premten e shkuar, nderkohe qe shqiptaret u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar.