Prej shumë orësh në Shqipëri po flitet për histori spiunësh e spiunazhi. Tashmë, spiunët kanë ardhur nga jashtë, dy rusë dhe një urkainas, të cilët kanë tentuar të futen në fabrikën e armëve në Poliçan.
Në rrjetet sociale, janë mijëra komente por edhe hamendje lidhur me këtë ngjarje të pazakontë. Çdokush jep versionin e tij, në jo pak raste, edhe me nota humori.
Sigurisht, nuk do të mungonte as batuta e radhës e Nard Ndokës, i njohur për humorin e tij, të cilin e ndan në rrjetet e tij sociale. Edhe në kërë rast spiunazhi, nuk do të mungonte komenti i Ndokës.
“Si nuk u kujtua ky, të bente një lidhje mes spiunve rus me IM!”, shkruan Ndoka në faqen tij në Facebook. Është një referencë për kryeministrin Rama por edhe për ish- presidentin e vendit, të cilin Ndoka e identifikon me iniciale IM.