Elsidita Selaj mund të mos jetë nëj emër shumë i njohur në ambientet sportive në Shqipëri, por sot ajo ka marrë famë në të gjtihë botën. Emri i saj ka qarkulluar në të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare, falë një artikulli të AFP që tregonte historinë e veçantë të 20-vjeçares shkodrane, e cila është e vetmja boksiere femër në vendin tonë që merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare dhe tani ëndërron që të shkojë në Lojërat Olimpike.
“Në fillim, boksi për mua ishte një dashuri e pamundur dhe e paimagjinueshme. Por falë vendosmërisë time, u bë një dashuri e mundur që më përket tërësisht mua”, ishin fjalët e Selajt, duke shpjeguar se si ia kishte dalë të kalonte paragjykimet në Shkodër ku pakkush e mendonte të mudnur nëj femër si boksiere.
Tashmë 20-vjeçarja stërvitet me meshkujt, ndërsa në fillim e kishte të vështirë të gjente edhe trajner. Jetmir Kuçi, ish-kampion i shqipërisë dhe tani trajneri i saj, pranon se edhe ai kishte pasur vështirësi në fillim të pranonte Selajn.
“Unë isha pak tradicional. Ishte e vështirë që të pranoja të stërvitja Elsiditën, duke menduar për pargjykimet e njerëzve dhe qytetit ku jetojmë. Me vendosmërinë e saj, ajo ishte në gjendje të thyente një tabu për të gjithë ne”, tha Kuçi.
Sukseset e Selajt tani përfshijnë një medalje bronzi në turne rajonal në Ballkan në vitin 2017, si dhe një vend të dytë dhe të tretë në Kampionatin Euroipian për Boksin Amator në vitet 2018 dhe 2019. Por objektivi i saj janë Lojërat Olimpike dhe ajo nuk e fsheh ambicien që ka, pavarësisht kualifikuesve shumë të vëështira që duhet të kalojë për t’Ii arritur. “Ëndrra e çdo sportisti, jo vetëm e imja, është të arrijë në Lojërat Olimpike”, tha Selaj. /vipsport/