Një burrë 60 vjeçar që vdiq dhe më pas u rikthye në jetë pas një ataku kardiak ka mbajtur një ekspozitë ku tregon pamje të cilat ai thotë se i ka parë ‘në botën tjetër’. Aktori Shiv Grewal ka pësuar atak kardiak teksa darkonte me bashkëshorten në shtëpinë e tyre në Peckham në jug.lindje të Londrës. Teknikisht ai vdiq për 7 minuta dhe mjekët bënë gjithçka për ta rikthyer në jetë.
Ai shprehet se në një farë mënyre ai e kishte kuptuar se kishte vdekur. Shiv tregon se kur zemra i ndali shkoi në një “udhëtim kozmik” të çuditshëm, ku kishte fuqinë për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes.
“Ndjeva se kishte një sërë mundësish, jetë të ndryshme dhe rimishërime që më ofronin. Por unë nuk i doja. E bëra shumë të qartë se dëshiroja të kthehesha në trupin tim, në kohën time, tek gruaja ime dhe të vazhdoja të jetoja.”– tha Shiv Grewal. /SHQIPTARJA/