Diplomati dhe historiani Shaban Murati, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se pavarësia e Shqipërisë është shpallur në 27 nëntor 1912 në Durrës. Murati ka bërë publik një dokument sipas të cilit “Natën mes 26 dhe 27 (1912), tre krerë (pari) më dorëzuan mua, një dokument, (Një për Shkëlqesinë tuaj dhe një për Qeverinë italiane), lidhur me shpalljen e suksesshme të DEKLARATËS SË PAVARËSISË”.
POSTIMI I PLOTË
Historia siç është bërë, dhe jo siç e kanë fshirë!
I-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:
Durrës, 27 nëntor 1912
Nr.6501
Tel.nr.152
Natën mes 26 dhe 27 (1912), tre krerë (pari) më dorëzuan mua, një dokument, (Një për Shkëlqesinë tuaj dhe një për Qeverinë italiane), lidhur me shpalljen e suksesshme të
DEKLARATËS SË PAVARËSISË.
II-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:
Durrës, 27 nëntor 1912
Nr.6645
Nr.Tel.156
Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit nën brohoritje. Mutesarrifi u shkarkua. Hamid bej Toptani, governator i përkohshëm.
Mitropoliti zvarrit ta njohë “QEVERINË E PËRKOHSHME”.
Trupat mustafis janë dërguar në shtëpi.
Paria e vendit u doli serbëve përpara, mbi lëvizjen e tyre mungojnë njoftimet. Ata janë nisur prej Krujës.
III- Telegrami i Proklamimit të Indipendencës shqiptare, nga Lef Nosi në librin e tij ”Dokumente historike”, 1924:
Nr.13300,
Durrës,13 Vjeshta e tretë 1328-1912
7.30 ora e ditës.
Popullit të ndershëm të qytetevet:
Elbasan, Berat, Janinë, Gjinokastër, Lushnje, Korçë, Starovë, Vlonë, Përmet.
Ju apim lajmen e gëzushme, se me hirin e të Naltit Perëndië, ndashti shpallëm indipendencën, n’emën të kombësiës sonë të shenjtë e të gjithë Shqipniës.
IV- Gazeta “Taraboshi” e Shkodrës, 22 janar 1914:
Ismail Kemal Vlora më 27 nëntor 1912 e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Qeverisë së Përkohshme në Durrës.
V-Gazeta britanike “Daily Telegraph” 27.11. 1912:
Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Durrës më 27 nëntor 1912 dhe ka një shqiponjë të zezë dykrerëshe ne një fushë me ngjyrë të kuqe.
VI- Gazeta austriake “Wiener Bilder” datë 1.12.1912:
Udhëheqësi shqiptar Ismail Kemal bej, në krye të një asambleje nga paria, në Durrës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.
(Marrë nga libri “”Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare” i historianit të shquar Prof.Dr.Eqrem M.Zenelaj, Prishtinë, 2016, fq.340-399)