Shqipëria merr medalje ari në Botërorin e Mundjes. Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote për Shqipërinë Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare triumfoi në Beograd
Abakarov fitoi 7-1 në finale ndaj amerikanit Gilman, duke dominuar totalisht sfidën.
POSTIMI NË FACEBOOK I KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR
Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit.
Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg. E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.