Kanë nisur homazhet në Kuvend në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator). Në Parlamentin e Shqipërisë ka mbërritur arkmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.
Ndërkohë kolegët e tij, politikanë nga të dyja kahet politike, miq dhe familjarë po i japin lamtumirën e fundit. Homazhet në Kuvend në nder të tij nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.
Më pas, Gerti Bogdani do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.