DASHI
Nuk do të ndjeheni të sigurtë, përballë dikujt që deri më dje e kishit injoruar. Hapjani zemrën tuaj miqësisë, sepse mund të lindë një lidhje që mund të bëhet shumë e rëndësishme.
DEMI
Një çështje që e keni përzemër, ju leverdis që të merrni iniciativën i pari, edhe pse nuk keni shumë dëshirë. Intuita dhe fantazia favorizojnë fushën tuaj profesionale. Përfitoni sa më shumë se periudha të tilla nuk vijnë shumë shpesh.
BINJAKET
Kini kujdes nga provokimet. Dikush do të përpiqet që tju tërheqë në një takim që nuk do të jetë aspak i këndshëm. Kini kujdes nga zilia e një kolegu, me të cilin jeni larguar shumë kohët e fundit.
GAFORRJA
Për të gjithë ju që jeni në këtë shenjë do të merrni kënaqësi, pavarësisht impenjimeve tuaja. Ditë e shkëlqyer, në të cilën do të arrini të shkoni dakord me të gjithë.Do të jetë e pamundur për ju sot që të qëndroni pa lëvizur.
LUANI
Duhet ti lini më shumë kohë bashkëpunëtorëve tuaj sepse shpejtësia mund t’ju shkaktojë konfuzion. Nuk duhet të përpiqeni të bindni të tjerët për idetë tuaja.
VIRGJERESHA
Kjo nuk është me siguri dita juaj më e mirë, për të diskutuar, sepse do të shkatërroni gjithçka që e keni ngritur me mund deri më tani. Bëni mirë që të shfryni nervozizmin tuaj në palestër, apo duke bërë një shëtitje në ajër të pastër.
PESHORJA
Nëse prisnit mirëkuptim dhe mbështetje nga të tjerët sot do të zhgënjeheni. Mos e shikoni çdo gjë të zymtë por merreni këtë si një mundësi për të treguar se sa vleni.
AKREPI
Do të bëni me një person që është tepër antipatik për ju. Me partnerin tregohuni më të ëmbël, sepse shumë xhelozi rrezikon të prishë gjithçka.
SHIGJETARI
Kini kujdes nga shpenzimet e panevojshme. Është më mirë të lëvizni me kujdes e të studioni terrenin, përpara se të harxhoni. Në dashuri do të bëni gjithçka për të qetësuar partnerin e duke ia kushtuar atij vëmendjen tuaj.
BRICJAPI
Nëse nuk jeni dakord me vendimin e shumicës, bëni mirë të mos reagoni ashpër. Natyra juaj impulsive ndonjëherë mund të shoqërohet edhe me pak diplomaci, e çdo gjë mund të rregullohet me kalimin e kohës.
UJORI
Pavarësisht opinioneve të ndryshme që keni, e pak xhelozi në mes, raporti juaj si çift do të mbetet i këndshëm në çdo drejtim. Dita do të fillojë në një terren paksa të “minuar”, por mos u shqetësoni sepse çdo gjë do të kalojë.
PESHQIT
Evitoni marrjen e vendimeve përfundimtare, e duhet ti shikoni me vëmendje kur të jeni më të qetë. Lërini mënjanë mendimet negative, e kushtojuni më shumë rëndësi ndjenjave tuaja. Është momenti i duhur për ti kërkuar falje partnerit për diçka që keni kryer.