Dashi
Dita e sotme do jetë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë ndryshe. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos lejoni pasivitetin dhe rutinën t’iu pushtojë. Mendoni të shkoni diku me partnerin dhe të kaloni disa çaste ndryshe. Ju beqarët do acaroheni me disa persona që do ju vështrojnë nga larg dhe mund të konfliktoheni. Në fakt do jetë gabim sepse ata po ju vrojtojnë për të menduar diçka serioze me ju. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar dhe ne disa raste do gjendeni ne vështirësi. Për fatin tuaj të mirë miqtë e vjetër nuk do ju lënë në baltë. Buxheti do jetë i mirë dhe mund t’i paguani pa frikë faturat e muajit.
Demi
Sot nuk do njihini limite dhe do bëni çdo gjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Ju të dashuruarit do jeni të gatshëm për gjithçka vetëm që ta mbani partnerin pas vetes. Do jeni sensualë, shprehës dhe të guximshëm në çdo moment. Nëse jeni beqarë mund të realizoni disa takime, por që në fillim do tregoni pikësynimet dhe dëshirat që keni. Ka mundësi që gjërat të vijojnë mirë. Në punë nuk do ndaleni për asnjë çast edhe sikur bashkëpunëtorët e përhershëm të mos ju mbështesin. Buxhetin nuk do jetë në gjendjen me të mirë dhe do hiqni para nga kursimet.
Binjakët
Hëna dhe Mërkuri me ndikim të njëhershëm do ju bëjnë herë sulmues e herë mbrojtës sot. Ju që keni një lidhje do luftoni fort sot, por nuk do arrini dot ta ulni tensionin. Debatet dhe fjalët e rënda nuk do mungojnë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk do bëjë përpjekje për të risjellë harmoninë. Për beqarët do ketë takime, por nuk do shkojnë më shumë sesa ndonjë darkë e këndshme. Në punë do ju duket sikur askush nuk i merr për bazë ato që bëni ju dhe ka rrezik të braktisni gjithçka. Edhe financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mos ngurroni ta pranoni mbështetjen e familjarëve.
Gaforrja
Sot planetët do ju bëjnë shumë realistë dhe nuk do hidhni kurrsesi hapa të gabuara. Ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe ndonjë konflikt të vogël në orët e para të mëngjesit, por do i kuptoni shpejt gabimet dhe do i ndreqni ato. Mesdita dhe mbrëmja kanë për të qenë më të bukurat. Ju beqarët me shumë mundësi do afroheni me persona të shenjës së demit që do ua zbukurojnë jetën. Në punë herë pas here mund të ndiheni konfuzë për rrugën që duhet të ndiqni për të arritur ku doni, por eprorët do iu japin një dorë. Për menaxhimin e financave do ndiqni strategji strikte.
Luani
Sot do e keni të vështirë të bini dakord me të tjerët dhe me vetveten. Gjithë kohës do keni kontradikta të forta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës me nerva dhe në humor të keq. Debatet shpesh do jenë aq të forta saqë askush nuk do ju durojë dot. Ose ndryshoni ose do ju braktisin përgjithmonë. Ju beqarët do keni kërkesa të paarritshme dhe nuk do e gjeni dot atë të duhurin. Në punë mundohuni të ruani qetësinë kurdoherë dhe të mendoheni mirë para se te veproni. Vetëm në këtë mënyrë nuk do bëni gabime. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do ju ndihmojë ta rikuperoni situatën.
Virgjëresha
Mërkuri do ua bëjë ëndrrat realitet gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do merrni shumë dashuri nga ai që keni në krah, madje ai mund të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ua plotësuar qejfin. Ju beqarët do mbani distancë nga çdokush dhe zor se do lejoni që dikush t’iu joshë apo t’iu bëjë komplimente. Me pak fjalë do jetë faji juaj që statusi nuk do ju ndryshojë. Në punë do jeni ju që do i ndihmoni gjithë kohës të tjerët ndërkohë që sot ata do bëhen të gjithë bashkë dhe do ju japin shtysën për të arritur atje ku doni. Do gëzoheni e njëherazi do prekeni nga gjesti. Shpenzimet do i kryeni pa u menduar shumë dhe në fakt gjendja do mbetet sërish e mirë.
Peshorja
Hëna dhe Plutoni do sjellin ndryshime pështjelluese gjatë kësaj dite, por të domosdoshme për të rigjetur ekuilibrin. Ju të dashuruarit do kaloni në ekstremitete. Herë do dashuroheni me pasion e here do konfliktoheni me ashpërsi. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të realizuar takimin e ëndrrave, por do ju mungojë guximi për të folur e për të vepruar. Në punë vetëm falë këshillave dhe nxitjes së miqve do mund të vazhdoni para dhe do i përfundoni detyrat që iu janë dhënë. Po të mos ishte për ta ju mundet edhe ta kumbisnit punën. Paratë nuk do jenë të bollshme sa për të shpenzuar pa u menduar.
Akrepi
Falë Marsit sot do jeni më luftarakë dhe shumë më aktivë nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit gjërat kanë qenë si të fjetura, sot do rizgjoheni dhe do dashuroheni me shumë pasion. Do jetë si një fillim i ri për ju të dy dhe shpirti do ju mbushet me gëzim. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në një moment krejt të papritur. E gjithë bota do ndryshoje e do marrë më shumë kuptim. Në planin profesional do keni performanca të shkëlqyera. Do përfitoni nga çdo mundësi për ta treguar veten dhe nuk do ndaleni përballë pengesave. Edhe financat do jene me te qëndrueshme.
Shigjetari
Fjala do ju ndihmojë të shprehni ndjenjat e brengat sot, por gjithashtu do çlironi edhe energjitë negative. Nëse keni një lidhje do filloni të ndërtoni baza më të forta me partnerin dhe flaka e pasioni do rindizet ne mbrëmje. Imagjinata nuk do mungojë as për ju e as për atë që keni në krah. Edhe për ju beqarët pritet një ditë ë mbushur me emocione shumë të këndshme. Nuk do hezitoni as të bëni sakrifica për atë që do pëlqeni. Në punë do filloni të vendosni rregull dhe do ndreqni edhe disa gabime të bëra më parë. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja nuk do pësojë tronditje.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të qëndrueshëm në mendime. Nëse keni një lidhje mundet t’i kërkoni partnerit të bëjë disa ndryshime në pamje sepse ka filluar të mos ju pëlqejë më me stilin që ka. Nga dashuria ai do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka. Ju beqaret do jeni modestë dhe kjo gjë do ju bëjë më tërheqës. Do merrni ftesa interesante. Në punë do ju vinë në majtë të hundës urdhrat e shefave dhe do mundoheni të shpëtoni njëherë e mirë nga atje ku jeni. Nëse ëndrra juaj është të jeni pronarët e vetes duhet të shtoni përpjekjet. Shpenzimet kryejini me limit sepse përndryshe do keni vështirësi.
Ujori
Dielli do ju bëjë të mos i kaloni limitet gjatë kësaj dite dhe të jeni përherë të kujdesshëm. Nëse keni një lidhje do keni dëshirë të qëndroni sa më shumë kohë me partnerin edhe sikur thjesht të rini pa folur. Kontakti fizik do ju mbushë me energji pozitive. Ju beqarët fati do ju çojë në vendet ku do takoni persona interesante për të cilët do lindin ndjenja të forta. Në punë do keni ide shumë të mira, por mbi të gjitha dëshirë për të bërë ndryshime rrënjësore. Shefat do ju vlerësojnë për çdo përpjekje që do bëni. Financat nuk do jene të këqija, por po filluat të shpenzoni kuturi situata mund të marrë tatëpjetën.
Peshqit
Për shkak të ndikimit mjaft pozitiv të Dielli sot do shihni anën e mirë të gjerave dhe do nuk do fiksoheni pas detajeve pa rëndësi. Ju që keni një lidhje do merrni më në fund sigurinë e kërkuar nga partneri dhe do ndiheni më të çliruar për t’u dashuruar. Do përgatisni edhe surpriza të këndshme për atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni duke u marrë me disa çështje profesionale kur t’iu shfaqet papritur një person simpatik dhe shume inteligjent. Mos e lini t’iu ikë mundësia pa e njohur. Në punë duhet të bëni akoma më shumë kujdes me hapat që do hidhni në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë. Financat do jene shumë të kënaqshme.