Dashi
Dashuria po përparon në mënyrën më të mirë ndaj shijoni këtë periudhë pa shumë mendime. Në nivel pune, dëshira për të bërë gjëra është e madhe dhe shumë shpejt të gjithë do ta kuptojnë vlerën tuaj.
Demi
Përpara se t’i jepni fund një historie dashurie do të ishte më mirë të mendonit dy herë. Beqarët mund të bëjnë takime të reja dhe nga ana profesionale do të vijnë mundësi të reja por do të jetë e nevojshme të përfitoni edhe nga gabimet e së shkuarës.
Binjakët
Vëmendje maksimale ndaj marrëdhënieve me të tjerët. Në punë duhet të nxirrni në pah gjithë krijimtarinë tuaj.
Gaforrja
Yjet nuk ju mbështesin shumë në këtë ditë ku megjithatë do të duhet të përballeni me një zgjedhje dashurie. Në punë ka pak lodhje dhe gjithashtu një ndjenjë të mospërkatësisë.
Luani
Në dashuri gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë ndaj shijoni këtë ditë. Në punë dëshira për të bërë projekte të reja është aty dhe Jupiteri ju mbështet.
Virgjëresha
Në dashuri do të keni zënka me partnerin por përpiquni të mos e humbni durimin. Në punë është më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos përpiqeni të nxitoni.
Peshorja
Lodhja ndihet dhe mund të ndikojë në dashuri. Kushtojini vëmendje shenjave të padurimit tek ata që ju rrethojnë. Mos u nxitoni në punë.
Akrepi
Keni një dëshirë të madhe për të përjetuar dashurinë pa kufij ndaj bëjeni. Mesi i muajit do jetë edhe më i mirë dhe pika e kthesës në punë është afër.
Shigjetari
Mos e humbni besimin në dashuri, sepse nuk do të jetonit dot pa të. Në punë dëshironi një ndryshim por gjithçka është në dorën tuaj.
Bricjapi
Në dashuri do të ishte më mirë të mos entuziazmoheni shumë dhe në punë vijnë ndryshime që do të çojnë në lëvizje.
Ujori
Hëna ju mbështet në këtë ditë dhe e bën shumë të bukur për dashurinë dhe për të kuptuar se në cilin drejtim duhet të shkoni. Në punë mbërrijnë propozime që duhen pranuar.
Peshqit
Si hëna ashtu edhe Venusi janë përballë ndaj kushtojini vëmendje maksimale dashurisë. Në punë ndiheni pak të konsideruar por shumë shpejt gjërat do ndryshojnë dhe protagonistë do bëheni ju.