Dashi:
Aventurat, flirtet dhe netët erotike janë në rend të ditës për ju e megjithatë po kërkoni diçka tjetër apo jo? Nga ana tjetër jini vigjilentë për marrëdhëniet tuaja të punës, mos i humbisni aleatët e çmuar.
Demi:
Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj duke filluar nga data 28 maj, shfrytëzojeni sa më shumë. Përdorni sharmin që ju karakterizon për të arritur qëllimet tuaja.
Binjakët:
Përfitoni nga kjo Hënë e favorshme për të çuar përpara marrëdhëniet tuaja. Në punë keni një periudhë të mirë që do ju shoqërojë gjatë gjithë muajit.
Gaforrja:
Këtë të enjte 12 maj shumë çifte do të jenë në kushtet e debateve të vazhdueshme për gjëra të parëndësishme, përpiquni të mos bini pre duke u marrë me to. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të keni disa probleme.
Luani:
Çiftet që duan të bëjnë hapa para në raportet e tyre do të jenë në një periudhë të favorshme. Nëse jeni duke pritur për një konfirmim për punën, ai do të vijë së shpejti.
Virgjëresha:
Për të dashuruarit do të ketë shumë surpriza. Në punë, megjithatë, kjo është një periudhë që i kushtohet reflektimit.
Peshorja:
Hëna në shenjën tuaj fillon të japë fryte, do t’i shihni ato së shpejti. Në përgjithësi, në punë mund të flasim për rikuperim krahasuar me javët e kaluara.
Akrepi:
Hëna në shenjën tuaj, me siguri do të sjellë diçka më shumë në marrëdhëniet tuaja. Nëse keni ndonjë çështje të pazgjidhur profesionale, është koha për t’a zgjidhur.
Shigjetari:
Asgjë nuk mund ta ndalë pasionin e vrullshëm të javëve të ardhshme, ju jeni dashnorë të pamposhtur. Puna vazhdon, por energjitë kanë filluar të pakësohen, përpiquni të relaksoheni.
Bricjapi:
Kjo e enjte është një ditë padyshim pozitive për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift. Kushtojini vëmendje propozimeve të kësaj periudhe në punë.
Ujori:
Tani që Hëna është rikthyer për t’ju bërë shoqëri, pritet një fundjavë vërtet interesante. Jeni në trazira në punë, por ka perspektiva të mira.
Peshqit:
Mos u dekurajoni, dashuria është gjithmonë afër dhe ju presin të reja të këndshme. Në punë, mjafton edhe pak durim dhe do të shpërbleheni.