Dashi
Menaxhoni më mirë financat dhe mos bëni shpenzime të çmendura. Shumica prej jush janë gati të bëjnë zgjedhje të mëdha, veçanërisht të vetëpunësuarit. Mërkuri është ende i favorshëm dhe duhet shfrytëzuar gjatë gjithë muajit. Mund të lindin konflikte me Bricjapin dhe Gaforren…
Demi
Yjet premtojnë rimëkëmbje të madhe emocionale. Ju keni një kapacitet të madh për veprim dhe kjo do t’ju ndihmojë të arrini qëllime të mëdha. Nëse një person ju intereson vërtet, mos hezitoni, por veproni.
Binjakët
Jupiteri do t’ju lejojë të kapërceni sfida të ndryshme, si në punë edhe në jetën personale. Fitoret duket se janë në kontrast me emocionet e jashtme negative. Do të ndjeni ende pasojat e një mospërmbajtjeje që Venusi krijoi në fillim të muajit.
Gaforrja
Në këtë moment je veçanërisht emocional. Është normale që mund të shfaqen tensione, të cilat do të jenë vetëm të përkohshme. Në punë ka nisur një fazë rritjeje, e cila së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme.
Luani
Një nga karakteristikat tuaja është që nuk dëgjoni kurrë kritikat… Hëna disonante ju fton të tregoheni pak të kujdesshëm. Afërdita do t’ju lejojë të verifikoni stabilitetin e një marrëdhënieje.
Virgjëresha
Në këtë moment nuk e keni të lehtë të kuptoni se çfarë duhet të bëni në një lidhje. Megjithatë, hëna ju jep qetësi të madhe. Në punë, projektet që filloni tani do të kenë perspektiva të shkëlqyera suksesi, veçanërisht pas pranverës.
Peshorja
Duhet të zgjidhni personat me të cilët shoqëroheni, duke lënë mënjanë ata që nuk janë treguar shumë të sinqertë me ju. Përsa i përket punës ndiheni paksa të izoluar dhe kjo ju bën të ndiheni keq. Dita do fillojë me një tension të vogël, por më pas në mbrëmje gjërat do përmirësohen.
Akrepi
Hëna në kundërshtim sjell tension ose zili. Nuk do t’i falni lehtë ata që ju kanë bërë keq. Jeni njerëz shumë bujarë, por kur kuptoni se të tjerët përfitojnë nga mirësia juaj, nuk jeni gati të harroni gjithçka brenda natës.
Shigjetari
Ndonëse po punoni fort, përpjekjet tuaja ende nuk po njihen. Do të duhet pak durim. Mundohuni t’i bëni gjërat me qetësi sepse koha do t’ju shpërblejë, thjesht do t’ju duhet të prisni që të vijë momenti juaj. Një fazë rikuperimi do të fillojë nga sot.
Bricjapi
Me Venusin në shenjën tuaj, shumë gjëra mund të zhbllokohen në punë dhe në jetën sentimentale. Duhet të rrethoheni vetëm me njerëz të besueshëm. Disa dashuri të përjetuara në verë mund të kthehen në plan të parë.
Ujori
Java aktuale është shumë komplekse nga shumë këndvështrime. Ndiheni pak nën presion dhe dita do jetë e mbushur me probleme, qoftë edhe në planin fizik. Duke filluar nga fundjava, gjërat mund të shkojnë më mirë. Mundohuni të shmangni luhatjet e humorit që shpesh karakterizojnë jetën tuaj.
Peshqit
Më në fund po rikuperoni terrenin e humbur, veçanërisht nëse keni pasur ditë të ndërlikuara. Vjeshta po sjell ekuilibra të rinj. Jupiteri përballë ju shtyn të bëni më shumë për të arritur qëllimet që synoni. Nëse e keni kuptuar se keni personin e gabuar pranë jush, tani është koha për të bërë një bilanc.