Dashi
Do të ndiheni më të sigurt dhe të gjithë do ta vënë re këtë. Dashuria po ecën mirë dhe në punë do të tregoni shumë aftësitë tuaja.
Demi
Do të keni një humor të mirë dhe kjo do t’i japë një shtysë të këndshme jetës suaj dashurore. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë, jini të lumtur për këtë.
Binjakët
Ju e keni lënë pas në të shkuarën dhe jeni gati për të ecur përpara. Për sa i përket punës, ka ardhur koha për të përfunduar projektet.
Gaforrja
Do të keni mendime të një natyre tjetër por përpiquni të mos ju pushtojë ankthi. Në punë gjithçka po ecën shpejt, ndjeni një nevojë të madhe për diçka konkrete.
Luani
Bëni kujdes në dashuri sepse periudha është mjaft delikate. Në punë jeni gjithmonë në vijën e parë, vazhdoni, por mos harroni të merrni edhe pak kohë për veten tuaj.
Virgjëresha
Dita do të nisë me këmbën e djathtë dhe është ideale për ato rituale bukurie që i shtyni gjithmonë. Kujdesuni për veten dhe rrisni produktivitetin në punë.
Peshorja
Ju ndiheni në qendër të një kaosi të madh por duhet të qetësoheni sepse do të vijnë ditë më të mira. Keni pak stres në punë.
Akrepi
Do jeni pak nervozë por shumë shpejt do të arrini të gjeni një ekuilibër të mirë si në dashuri ashtu edhe në punë.
Shigjetari
Duhet të jeni paksa të kujdesshëm në dashuri. Në punë mund të lindin disa probleme të papritura, por mos u shqetësoni, gjithçka mund të zgjidhet.
Bricjapi
Do të ndikoheni nga humori i keq, sepse nuk mund të shihni rezultatet e të gjitha përpjekjeve që keni bërë, por duhet durim, koha juaj do të vijë.
Ujori
Ju duhet pak më shumë fleksibilitet në dashuri për të vazhduar një lidhje dhe në punë bëni kujdes me kolegët që mund t’ju kritikojnë.
Peshqit
Merrni pak kohë për të reflektuar mbi situatën tuaj sentimentale dhe për të kuptuar se si mund të përmirësohet. Puna po bëhet gjithnjë e më mirë, por nga marsi e tutje do të jetë pika e vërtetë e kthesës.