Dashi:
Nga pikëpamja sentimentale kjo e enjte duket se do të jetë shumë pozitive si për beqarët ashtu edhe për çiftet. Me Venusin disonant ftesa është të tregoheni të kujdesshëm. Në dashuri është koha për t’i kushtuar vëmendje të madhe. Mund të ketë keqkuptime të mëdha me partnerin/en. Në punë jeni të pavendosur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të kushteve të një marrëveshjeje. Por deri në fund të vitit nuk priten kolpo.
Demi:
Tregohuni shumë të kujdesshëm në fushën sentimentale, koha e duhur për t’u dashuruar ende nuk ka ardhur. Fajin nuk mund t’ia vini fatit, por vetes, qëndrimit tuaj të tërhequr. Mundohuni të hapeni pak më shumë dhe të bëni miq të rinj. Në punë nuk mungojnë idetë, është koha më e mirë për të demonstruar vlerën tuaj. Nxirrni “kthetrat”.
Binjakët:
I dashur Binjak, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte 7 dhjetor 2023), beqarët mund të kenë takime të shkëlqyera. Mund të përjetoni emocione të reja dhe interesante, emocione që nuk i keni ndjerë për një kohë të gjatë. Për ata që janë në lidhje të gjatë nesër do të ketë disa konfirmime të këndshme nga pikëpamja emocionale. Do të ketë mundësi që dikush të kthehet nga e kaluara, por shmangni historitë që nuk kanë më arsye të ekzistojnë.
Gaforrja:
Horoskopi Paolo Fox tregon se më në fund e keni kuptuar që duhet të hapeni me partnerin/en dhe miqtë tuaj. Sepse kohët e fundit keni qenë të padeshifrueshëm, ndaj tani është koha për të sqaruar situatat e mbetura të hapura. Mundohuni të qëndroni larg polemikave, një ish mund të kthehet dhe kjo mund t’ju shqetësojë shumë. Jini të qartë në punë: cilat janë prioritetet tuaja reale? E pra, jepini përparësi atyre.
Luani:
I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox nesër (e enjte 7 dhjetor 2023), një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Mund të keni një takim vërtet të rëndësishëm. Megjithatë horoskopi i Paolo Fox tregon se do të ketë shumë nervozizëm këtë të enjte por edhe gjatë ditëve të mbetura të muajit dhjetor për ata që kanë probleme dashurie, ose janë duke u rikuperuar nga një ndarje apo kanë nevojë për të sqaruar çështjet në lidhje me paratë, fëmijët dhe shtëpinë. Sidoqoftë, mos u dorëzoni, sepse shanset për fitore janë aty. Në punë, nëse jeni në një moshë të pjekur, duhet të përballeni me disa shkresa të pakëndshme burokratike. A mos është koha për të dalë në pension?
Virgjëresha:
Nesër do të keni ende disa probleme fizike që i bartni që nga e mërkura, por mos u shqetësoni, “muzika” do të ndryshojë të shtunën dhe të dielën. Mundohuni të ringjallni dashurinë, në këtë periudhë i keni dhënë më shumë rëndësi aspektit ekonomik dhe të punës sesa atij sentimental. Dita do jetë e turbullt. Mundohuni të mos trazoni shumë, veçanërisht në dashuri. Ju ndjeni se partneri/ja juaj është shumë i largët dhe i ftohtë, dhe kjo ju bën të vuani. Flisni me njëri-tjetrin dhe përpiquni të sqaroheni. Në punë, nëse keni një negociatë në pritje, përcaktoni mirë kushtet e marrëveshjes.
Peshorja:
Horoskopi Paolo Fox specifikon që shpesh duhet të ngrini zërin ose duhet t’i jepni llogari për veprimet tuaja dikujt që është paksa i bezdisshëm. Mundohuni të veproni me kujdes. Pasdite një telefonatë mund t’ju shqetësojë. Ndoshta një person me të cilin nuk prisje të dëgjoheshit, si një ish. Mundohuni të qëndroni të qetë. Në punë ndoshta do të ketë një marrëveshje për rishikim. Jo çdo gjë po shkon sipas planit.
Akrepi:
Në dhjetor shumë nga ju nisën të dashurohen dhe disa do të mund të rizbulojnë vlerën e çiftit. Kushdo që ka pasur probleme ose ka qenë i sëmurë ka nevojë për ndihmë nga familja ose nga ata që kanë marrëdhënie të rëndësishme. Në punë keni nevojë për garanci më të mëdha por bëni kujdes dhe mos bëni hapa false.
Shigjetari:
Lajme po vijnë në fushën sentimentale. Nëse keni planifikuar ndonjë udhëtim, kjo është koha e duhur për të shkuar. Ju keni gjetur përsëri qetësinë dhe kjo gjendje shpirtërore gjithashtu kumbon pozitivisht në ndjenjat tuaja. Qiell i shkëlqyer sidomos për beqarët, mund të bëni takime të reja emocionuese. Nëse keni dikë që ju pëlqen, pse nuk dilni përpara? Çfarë keni për të humbur? Në punë keni shumë ide brilante: çojini përpara dhe mbrojini, nëse besoni vërtet në to. Bëjeni për veten tuaj. Keni aftësi të mira veprimi dhe intuitë, përpiquni t’i kanalizoni në projekte që do të jenë të vlefshme në të ardhmen.
Bricjapi:
Horoskopi Paolo Fox ju tregon se do të ketë rritje të vazhdueshme si në fushën sentimentale ashtu edhe në atë të punës. Do të përjetoni emocione unike dhe të paharrueshme dhe më në fund do të sqaroheni me një person shumë të dashur për ju. Në punë keni aftësi të mira veprimi dhe intuitë, përpiquni t’i kanalizoni në projekte që do të jenë të vlefshme në të ardhmen.
Ujori:
Dashuria ka nevojë për mbrojtje në këtë muaj dhjetor. Nëse keni një histori të mirë, nuk do të ketë asnjë problem, por nëse ka pasur ndonjë problem për disa kohë, tani dikush mund edhe të ngrejë zërin. Beqarët janë të favorizuar, pasi mund të gjejnë shpirtin binjak. Në punë ndihet dëshira për të ndryshuar, jeni të lodhur nga e njëjta rutinë e vjetër. Mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë.
Peshqit:
Ju dëshironi t’i vini njerëzit në provë. Është padyshim një ditë e këndshme kjo e enjte, mund të bëni njohje të rëndësishme dhe të takoni njerëz interesantë. Ata që janë beqarë mund të shikojnë përreth me entuziazëm. Një qiell që ju fton të zgjeroni rrethin tuaj të kontakteve. Në punë, përpiquni t’i bëni gjërat me qetësi pa ju arritur në fyt. Jepini vetes prioritete dhe fokusohuni në gjërat vërtet të rëndësishme, duke lënë jashtë pjesën tjetër.