Dashi:
Ditë pozitive kjo e hënë 18, sidomos për takime të reja sentimentale. Dhe Hëna do të jetë tranzit në shenjën tuaj duke ju sjellë avantazhe.
Demi:
Aspekti i shkëlqyer i Venusit do t’i bëjë ditët e ardhshme veçanërisht interesante nga pikëpamja sentimentale. Mbi të gjitha, pasioni është i favorizuar. Historitë e lindura së fundmi mund të jenë shumë tërheqëse dhe intensive.
Binjakët:
Në dashuri mund të ketë tensione. Shmangni keqkuptimet me partnerin/en sepse mund t’ju shkaktojnë disa momente shqetësimi dhe hutimi.
Gaforrja:
E nesërmja 18 pritet të jetë veçanërisht interesante, jeni ndër shenjat e favorizuara nga yjet dhe Hëna do t’ju avantazhojë, pasi gjendet në një aspekt të shkëlqyer.
Luani:
Në punë vijnë gjëra të reja që më në fund do t’ju shpërblejnë për përpjekjet që keni bërë deri tani. Ekziston një gjendje e mirë astrologjike edhe përsa i përket ndjenjave.
Virgjëresha:
Dita e parë e javës që nis mund të jetë mjaft e rëndë edhe për shkak të Hënës në dizavantazh me shenjën tuaj. Këshilla është të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shumë shpejt.
Peshorja:
Mund të mbështeteni në lëvizjen e shkëlqyer të yjeve edhe në ditët në vijim. Mërkuri mund të favorizojë zgjidhjen e disa çështjeve që ju shqetësojnë prej disa kohësh dhe që deri tani kanë qenë të ndërlikuara për t’u menaxhuar.
Akrepi:
Ka ende disa momente vështirësie në punë, të shkaktuara dhe ndikuara edhe nga problemet që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe që ende nuk janë zgjidhur.
Shigjetari:
Merrni gjithë kohën që ju nevojitet për të kuptuar nëse ju intereson më shumë liria juaj apo personi që është pranë jush. Nga ana tjetër, edhe nëse aspekti i punës po përjeton një periudhë pauze të detyruar, mbani mend se do t’ju duhet të punoni shumë në muajt e ardhshëm.
Bricjapi:
Ajo që ka rëndësi është të mos frenoheni nga pasiguritë që mund të shkaktohen nga disa keqkuptime. Kjo është një periudhë shumë interesante për takime, historitë që lindin tani mund të bëhen të rëndësishme.
Ujori:
Një gjendje e pasigurisë së fortë vazhdon, veçanërisht në vendin e punës, ju nuk dini se ku t’i drejtoni idetë apo investimet tuaja. Në fakt, nuk është e lehtë të menaxhosh shpenzimet në mënyrë optimale, veçanërisht kur Jupiteri është në opozitë dhe të detyron vazhdimisht të rishikosh hesapet.
Peshqit:
Nëse i keni dhënë hapësirë angazhimeve të punës për një kohë të gjatë, tani mund të jetë koha për t’u fokusuar sërish në to.