Dashi
Kjo është një e hënë e bukur për të përjetuar dashurinë në maksimum dhe për të bërë plane për të ardhmen. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë pavarësisht shumë gjërave që keni për të bërë dhe stresit.
Demi
Sot do të mund të verifikoni stabilitetin e marrëdhënies tuaj. Flisni hapur me partnerin sepse është dita e duhur për ta bërë këtë. Projekte të reja po vijnë në punë.
Binjakët
Këtë të hënë favorizohet jeta sentimentale. Përsa i përket punës, bëni kujdes që të mos ju kapë shumë ankthi, përndryshe rrezikoni të bëni gabime vetëm për shkak të nervozizmit.
Gaforrja
Kujdes në dashuri sepse mund të ketë probleme me partnerin. Ju duhet të kuptoni se sa e rëndësishme është dashuria. Prisni disa përgjigje në aspektin profesional. Megjithatë mund të ketë keqkuptime me kolegët.
Luani
Kjo periudhë nuk është ideale për dashurinë. Ka një lodhje të madhe në punë, ndaj përpiquni të merrni më shumë kohë për të rimbushur bateritë tuaja. Nëse jeni duke kërkuar për një projekt të ri këtë javë mund të keni ide kreative.
Virgjëresha
Në dashuri duhet të sqaroni disa gjëra që nuk janë në rregull me partnerin tuaj dhe në punë vijnë lajme interesante. Në jetën tuaj gjërat më të bukura dhe rastet më të rëndësishme janë rezultat i meditimeve të duhura.
Peshorja
Gjatë kësaj dite mund të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënies suaj. Në punë do arrini t’i përballoni më mirë vështirësitë. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera në çdo fushë.
Akrepi
Në jetën në çift do të ndjeni shumë lodhje dhe do të keni shumë keqkuptime me partnerin. Në punë duhet të bëni zgjedhje. Mos u merzisni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Do të vijnë kohë më të mira.
Shigjetari
Në dashuri do t’ju duhet të merrni një vendim dhe duhet të jeni më të qëndrueshëm. Jini ambiciozë në punë sepse yjet po ju buzëqeshin. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses. Mund të jetë një kohë e mire, ndaj bëni propozime.
Bricjapi
Ka disa vështirësi në dashuri, duhet të kuptoni nëse ia vlen të vazhdoni apo jo lidhjen tuaj. Në punë duhet të keni durim dhe do të merrni përgjigje të shkëlqyera, thjesht duhet të prisni pak.
Ujori
Në dashuri duhet të bëni zgjedhje radikale dhe përsa i përket punës prisni lajme të mira e ndoshta edhe promovim. E meritoni.
Peshqit
Kjo është një periudhë e bukur për të përjetuar dashurinë në 360 gradë dhe për të qenë të fokusuar në punë. Kjo është koha e duhur për të hedhur hapa të rëndësishëm.