Dashi
Hëna iu bën veçanërisht të ndjeshëm, por zgjidhni t’u jepni hapësirë emocioneve pozitive dhe jo atyre negative. Nëse jeni beqarë nuk do mungojnë takimet, mos u mbyllni në shtëpi.
Demi
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse lidhja juaj do të vihet në provë. Do të zbuloni nëse partneri juaj është apo jo personi i duhur për të qenë pranë jush.
Binjakët
Në dashuri gjithçka po shkon mirë dhe beqarët po bëjnë njohje të këndshme por do të duhet të zbulojmë nëse do të zgjasin apo jo.
Gaforrja
Bëni kujdes sepse në jetën tuaj po vjen pak nervozizëm i cili gjithashtu shkakton disa shqetësime. Qëndroni të qetë sa më shumë që të jetë e mundur dhe përpiquni të kaloni një ditë të bukur në natyrë me ata që ju duan.
Luani
Kujdes nga vështirësitë në dashuri sepse jo gjithçka po shkon sipas planit. Për t’i dhënë një dritë të re çiftit, përpiquni të organizoni diçka romantike me partnerin tuaj.
Virgjëresha
Këto ditë keni fat të madh si në dashuri ashtu edhe në punë, shfrytëzojeni sa më shumë. Mundohuni të shfrytëzoni çdo mundësi të re.
Peshorja
Ka ardhur koha të shijoni një moment relaksi falë një hëne të bukur në shenjën tuaj, e cila përveç paqes së brendshme, do t’ju bëjë më magjepsës në sytë e të tjerëve.
Akrepi
Në këtë periudhë të fundit bëni kujdes në dashuri sepse nuk do keni disponim dhe duket se ka diçka që nuk funksionon. Në punë gjithçka është në rregull.
Shigjetari
Kjo është një ditë e bukur për të organizuar një udhëtim të këndshëm ose një udhëtim së bashku me të dashurin tuaj. Shijojeni në maksimum këtë moment me fat.
Bricjapi
Ju jeni gjithmonë një pikë referimi e shkëlqyer për të gjithë, por përpiquni të zbutni pak “ngurtësinë” tuaj në dashuri duke e lënë veten të kënaqeni me pak më shumë romancë.
Ujori
Dashuritë e reja kanë nevojë për një shtytje të mirë për t’u nisur, por nëse nuk jeni të bindur, mos u hidhni kokëfortë në një lidhje.
Peshqit
Pas ditëve të vështira vjen relaksi. Duhet të kaloni pak më shumë kohë me partnerin pasi, puna nuk është gjithçka.